Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson jep zyrtarisht dorëheqjen si lider i konservatorëve: Është vullneti i partisë


Kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si kreu i Partisë Konservatore.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh: “Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”.

Johnson thotë se procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë sa më shpejt dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

“Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019-ën, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorët. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987.

Të jesh kryeministër është një ‘shkollë’ më vete. Kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe janë kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë.”- tha Johnson.