Vendosni fjalën kyçe....

Xhafaj kritikon institucionet e drejtësisë së re: Keni rroga si asnjëherë në këto 30 vite por s’i keni arritur pritshmëritë


Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pranuar se disa institucione të drejtësisë së re nuk i kanë arritur pritshmëritë e publikut për llogaridhënie e transparencë, duke përmendur këtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme kjo e sotmja për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend.

Drejtësi e re do të thotë kushtetutë dhe ligje të reja. Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin. Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve, kryesisht KLP nuk e ka arritur. Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Do e mbani ju.”– tha Xhafaj sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohej për drejtësinë e re dhe institucionet e saj.

Më tej ish-ministri deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më parë në këto 30 vite me paratë e shqiptarëve.

“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari. Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht.

Ka qenë zv/kryetar i këshillit. Është përgjegjësi. Nuk është privilegj. Prokurorët sot ju thatë që janë më të pavarur se kurrë. Kushtetuta dhe ligji janë garantët e tyre. A veprojnë prokurorët si të pavarur?”– u shpreh deputeti i PS-së.