Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Kastriot Myftaraj hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë


Personi që u hodh mesditën e sotme nga pallati në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, është gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj. Fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen ‘Ali Demi’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Është e paqartë se çfarë mund ta ketë shtyrë Myftarajn drejt këtij veprimi drastik.