Vendosni fjalën kyçe....

Jeni pro serb? Rama i përgjigjet gazetarit: Sigurisht, unë jam vëllai i Vuçiçit por më lini të jem i të dyve


Në konferencën e sotme të përbashkët, pas firmosjes së 19 marrëveshjes mes dy qeverive, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti nuk u shpëtuan pyetjeve provokuese nga gazetarët.

Një gazetar nga Prishtina e pyeti Ramën nëse është “pro serb” dhe nëse do të rrëzojë Qeverinë e Kosovës.

“Pro serb? Sigurisht. Unë jam vëllau i Vuçiçit. Por përtej kësaj unë dua të them se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos që të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës, që jo pa arsye është edhe pjesa më e prapambetur ekonomikisht.  

Dua ta përsëris që me Albinin ne kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe do jetë e tillë gjithmonë, por juve ju duket si shkaka, po kjo është e vërteta. Ne jemi të qetë dhe po të shokoni kur jemi baskë volumin e qeshjeve dhe autoironisë që na bashkon reciprokisht mbase do habiteni dhe do thoni ky nuk qenka vëllau i Vuçiçit, por i Albinit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen.”– tha Rama.

Ndërsa pyetjes nëse dëshiron rrëzimin e qeverisë së Kosovës, Rama tha se Albin Kurtin e rrëzon “vetëm një protestë e Albinit”.

Ky i fundit nga ana tjetër iu përgjigj gazetarit në mënyrë më diplomatike.

 “Së pari ne nuk mund të bëjmë tani gonglomerat përgjigjesh për çfarëdolloj pyetjesh. Se pastaj nuk jemi më kryeministra, por edhe analistë politike jo të mirë. Porti i Durrësit, Porti i thatë i Prishtinës dhe hekurudha në mes janë çështjet për të cilat unë dua të flas.”- tha Kurti.