Vendosni fjalën kyçe....

19 marrëveshjet që firmosën sot ministrat e Ramës dhe Kurtit


Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë konkludoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve.

Këto marrëveshje janë nga fushat e ndryshme, duke nisur nga Arsimi, Infrastruktura, Energjetika, Ligji, etj.

Një nga marrëveshjet më të rëndësishme, ishte ajo e prezantuar që në nisje, që do të lehtësojë procedurën e kalimit në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Prej 1 qershorit deri me 30 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore, në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë në qarkullimin e qytetarëve të të dy anëve.”-tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Përveç bashkimit doganor, disa nga marrëveshjet e tjera me rëndësi ishin pranimi i studenteve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, marrëveshja për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

19 Marrëveshjet e firmosura sot:

1.Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Pranimin e Studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

2.Protokolli Teknik i Pikës kufitare Vërmicë – Morinë.

3.Protokolli Teknik i Trafikut Lokal Kufitar.

4.Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e Gjendjes Civile.

5.Propozim për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studim, Vlerësim dhe Hartim të Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor.

6.Marrëveshje Administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

7.Memorandum Bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.

8.Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim mbi Zhvillimin e Terminalit LNG të Vlorës.

9.Marrëveshje për studimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri – Kosovë.

10.Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për Bashkëfinancimin e Studimit të Fizibilitetit për Ndërtimin e Linjës Hekurudhore Durrës – Prishtinë.

11.Marrëveshje Bashkëpunimi për Shkëmbim Përvojash në Proceset Teknike Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), të Republikës së Shqipërisë.

12.Marrëveshje Bashkëpunimi në Fushën e Zbatimit të Programeve të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Ndërmjet: Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë.

13.Marrëveshje për Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetësisë për Shërbimin e Ndërsjellët Ndërkufitar Ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

14.Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

15.Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.

16.Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.

17.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë.

19.Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”