Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim eksplozivi në Paksitan, vriten 5 policë dhe plagosen 27 të tjerë


Të paktën pesë policë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në një shpërthim në veriperëndim të Pakistanit të hënën, njoftuan mediat lokale, përcjell AA.

Shpërthimi ndodhi pranë një furgon policie në Mamund në provincën Khyber Pakhtunkhwa, tha një zyrtar i policisë së përditshmes lokale Dawn.

Furgoni i policisë thuhet se mbante zyrtarë të fushatës kundër poliomielitit.

Fushata është pezulluar pas shpërthimit.