Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”: Është çështje jo bilaterale, nuk kam asgjë të re për të thënë


Përsa i përket Ballkanit të Hapur, dy kryeministrat shqiptarë Edi Rama dhe Albin Kurti ndahen për këtë nismë.

Kosova e ka shprehur qëndrimin e saj kundër ndaj nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të zhvilluar mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

I pyetur nga gazetarët, Albin Kurti tha se nuk ka më asgjë për të shtuar mbi këtë temë.

“Duhet të theksojmë që arritën marrëveshje protokolle dhe memorandume 19 sot. Kjo është për t’u përshëndetur, Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyet dhe vëllazërore. Vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues mes njeri tjetrit. Prandaj është kjo mbledhje për të forcuar dy shtetet tona në interes të qytetarëve

Për çështjen e ngritur ajo është e një dimensioni tjetër, jo bilaterale, pra jo mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për atë nuk kam asnjë të re për t’ju thënë.”- tha Kurti.

Ndërsa Rama u shpreh se kjo çështje nuk i pengon në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaerale mes dy vendeve.

“Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por është po kaq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndan.

Kemi këndvështrime të ndryshme, por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale ne të vazhdojmë të ecim përpara, ashtu sikundër theksoj se porosia ime për qeverinë që drejtoj është që çdo gjë jetësojmë në Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën. Operatorët ekonomikë, dhënia të gjithë kompanive që kontribuojnë në volumin tregtar mes 2 vendeve dhe nuk kanë risk të lartë, që do të thotë nuk janë të dyshuara për veprimtari të paligjshme, e një autorizimi për të pasur një korridor pa asnjë kontroll në doganë, këtë e kemi në Ballkanin e Hapur dhe këtë duam të jetësojmë edhe më Kosovën.”- tha ai.