Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Berishës pa modesti: Nëse ka ndonjë njeri më koherent me Kushtetutën ai jam unë


Presidenti në detyrë, Ilir Meta në studion e emisionit “Çim Peka Live” i është përgjigjur Sali Berishës për nënshkrimin e dekretit në Turqi.

Meta tha se është e drejtë e Berishës të thotë çfarë të dojë por sipas tij Ilir Meta është njeriu më koherent me kushtetutën.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.

Ku është e shprehur kjo që firmoset jashtë territorit? Presidenti përgjigjet për zbatimin e kushtetutës së Shqipërisë.

Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës”, tha Meta