Vendosni fjalën kyçe....

Berisha replika me Ballën: Ke mbi 100 telefonata me Dumanit, 6 ministra rrezikojnë ekstradimin në vendet e Beneluksit


Mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla janë shkëmbyer replika të forta nga foltorja e Kuvendit.

Balla dhe Berisha nisënë replika pasi Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së reagoi ndaj deputetit Tritan Shehu mbi sulmin rus në Ukrainë ku tha e e kanë dënuar atë.

Balla tha se deputetët e PD-së nuk e ngjallin dot Berishën me histori rezolutash duke akuzuar sërish ish-kryeministrin se theu embargon ndaj Serbisë gjatë luftës në Bosnjë apo sulmoi marrëveshjen e Rambujesë.

Opozita i nderohet një ndjese të madhe atyre që i kanë sjellë në sallë. Sa i përket atyre diskutimeve historike pa asgjë brenda nga Tritani. Pasi thotë; i mbyllën qiejt, dhe mezi pritën që të vinte Lavrov, Tritan i dashur, Shqipëria iu bashkua atyre vendeve që nuk donte që të vine ai. Mos e tund kokën, pasi nuk merr vesh hiç. Asgjë nuk di. Një korridor që u mbyll ishte dhe ai me Shqipërinë. Ajo që duhet të dish, hiq dorë nga kjo histori se je bërë qesharak. Ke qenë ministër para 30 vitesh, por kjo që bën ti këtu është qesharake. Bam bam bum bum. Ore zotëri si mund të vish e të thuash ashtu. Ne kemi presidencën e Sigurimit. Pozicioni më të qartë nuk ka. E kemi dënuar gjenoncidin. atë që p o ndodh në Ukrainë. Atë që po ndodh në Kosovë, apo atë që ka ndodhur në Bosnjë. Harrojeni se do të ngjallni Sali Berishën me historia rezolutash. Në 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrenicën. Natyrshëm një dokument serioz dhe jo dy gisht letra aty pa asnjë lidhje. Siç i ka hije Shqipërisë që dejton botën në institucionin më të rëndësishëm ë sigurisë botërore. S’ka ndodhur kurrë. Kjo historia që vini këtu dhe të talleni, s’ka ndodhur kurrë. Parlamenti s’do të bëhet kurrë pro me asnjë qasje që telendin vendin. Thirrja ime për të gjithë parlamentin është që ta mbështesim,. 11 korriku është një ditë e shpallur si dita kundër gjenoncidit serb në Srebrenicë. Berisha ka sabotuar dhe ndihmuar serbët në Srebrenicë. Merr fjalën aty Tritan dhe thuaj, që me urdhër të Saliut kam thyer embargon, por e shkela me urdhër të Berishës. Pastaj me sulmin ndaj Rambojesë. Harrojeni se mund të bëni pis integritetin institucion të Shqipërisë. S’keni për të ardhur kurrë në pushtet.”, tha Balla.

Berisha më tej ka replikuar personalisht nga foltorja kundër Ballës duke e kuzuar atë se ka bërë mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanit.

Ish-kryeministri kërkoi që qeveria të sjellë në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit.

Më këto marrëveshje, Berisha tha se janë të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë që janë kandidatë për ekstradime.

Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Këtë se bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë, janë kandidatë për ekstradime. Së dyti për parafolësin, kam një pyetje. Sa e pagove Nure Dumanit për të shpëlarë tek Manhasët. Kjo do të dalë. Nuk është vetëm kjo. Ai ka mbi 100 telefonata me Dumanin me sharrën, gozhdën dhe bandën e Suel Çelës, Talo Çelës dhe me radhë”, tha Berisha.