Vendosni fjalën kyçe....

I riu u vetëvar brenda komisariatit, arrestohen 3 punonjësit e policisë në Kavajë


Janë arrestuar tre punonjës policie në Kavajë, për ngjarjen e ndodhur ditën e mërkurë ku në ambientet e komisariatit u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta.

Të arrestuarit janë: Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar.

Sipas “Balkanweb”, Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit, ku i riu kreu vetëvrasjen.

Kujtojmë se ditën e djeshme 31-vjeçari u gjet i vdekur brenda Komisariatit të Kavajës. Ai ishte arrestuar rreth orëve të pasdites pasi akuzohej për vjedhje.