Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së: I riu brenda Komisariatit të Kavajës vdiq nga dhuna e policisë, të mos manipulohen provat


Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka akuzuar policinë e Kavajës për vdekjen e të riut brenda komisariatit mbrëmjen e sotme.

Demokrati thekson se sipas burimeve të tij, 31-vjeçari me me iniciale I.S. nuk ka vrarë veten po ka ndërruar jetë për shkak të dhunës barbare të policisë.

Ai i bën thirrje prokurorisë që të zbardhë ngjarjen e të mos lejojë manipulimin e provave.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur” – shkruan Sula.