Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich i pamposhtur në Bundesliga, 10 vjet kampion


Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës edhe për sezonin 2021/22. Bavarezët arritën të shpalleshin kampion matematikisht tri xhiro para fundit të kampionatit.

Ky ishte titulli i 10-të radhazi që Bayern Munich e fiton në Gjermani, duke krijuar monopol në futboll.

Bayern Munich shënoi sonte fitore me rezultat 3:1 ndaj Dortmundit, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman, shkruan Gazeta Express.

Serge Gnabry kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të, para se Lewandowski të dyfishonte epërsinë në minutën e 34-të të ndeshjes.

Goli i vetëm i Emre Can në minutën e 52-të të ndeshjes vetëm sa ngushtoi rezultatin.

Musiala pastaj shënoi për 3:1 në minutën e 83-të, duke e vulosur kështu fitoren e kampionëve të Gjermanisë.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 75 pikëve në vendin e parë dhe shpallet edhe matematikisht kampion me 12 pikë më shumë se Dortmundi, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të edicionit.