Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit: Igli Cara zgjidhet kryetar i PD-së në Durrës


Ish-deputeti Igli Cara është zgjedhur kryetar i degës së PD në Durrës në procesin e krijuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Cara ka fituar përballë ish-kandidatit për kryetar bashkie Ardian Muka dhe ish-kryetarit të PD, Osman Stafa.

Në përfundim të numërimit, Igli Cara mori 1143 vota. Kandidati tjetër Ardian Muka 603 vota. Ndërsa Osman Stafa ka marrë 217 vota. 

1994 anëtarë të PD me të drejtë vote në Durrës iu drejtuan kutive të votimit këtë të shtunë sipas parimit një anëtar një votë, për të zgjedhur kreun e ri të degës.