Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon denoncimin: Çuçi shkel rregullat duke emëruar nënë e bijë në kabinet


Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon nepotizmin në administratën shtetërore. Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha shprehet se ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi në mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ka emëruar nënë e bijë në kabinetin e tij, duke kryer shkelje.

 “Ja si lumturohen nene e bije nga burri i ish gruas se Edvinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.sb

Përshëndetje Doktor.
Shkelje e pastër e nepotizmit ne Ministrinë e Bujqësisë. Ministri i Bujqësisë Çuçi ne mbledhjen e Këshillit Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural ka kryer shkelje te nepotizmit.

Ne ketë mbledhje është drejtoresha e kabinetit te tij, Lorena Pëllumbi, por edhe nëna e shefes së kabinetit te tij, Brisilda Pellumbi. Kjo shkelje e pastër e nepotizmit ne administratën publike. Bashkëngjitur likun dhe foton. Respekte i dashur doktor!”, thuhet në mesazhin e Berishës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *