Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëshorti tha se kishte vdekur, është ende gjallë aktorja e filmit të James Bond


Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin e James Bond “A View to a Kill” dhe në sezonin e fundit të “Charlie’s Angels”, është akoma gjallë.

Bashkëshorti i saj njoftoi gabimisht të dielën se ajo kishte ndërruar jetë por një përfaqësues i aktores ka thënë se ajo është ende gjallë, shkruan BBC.

Zëdhënësi Mike Pingel tha se aktorja është në gjendje të rëndë në një spital në Los Anxhelos.

Roberts ishte rrëzuar pa ndjenja ndërsa po shëtiste qentë e saj më 24 dhjetor dhe u pranua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të Los Angeles.

 Pingel u tha mediave se ai gabimisht e kishte dhënë lajmin për vdekjen e Roberts, bazuar në informacionin që kishte marrë nga partneri i saj. Por një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë të hënën në mëngjes.

“Ajo mbetet në kujdes intensiv në gjendje të rëndë. Nuk duket mirë.”– i tha ai agjencisë së lajmeve AP.

Njoftimi i gabuar i vdekjes së Roberts u prit me homazhe nga fansat dhe ish-kolegët e saj.

Kush është Tanya Roberts?

E lindur Victoria Leigh Blum në vitin 1955, Roberts u rrit në “New York” para se të transferohej në Hollywood në 1977.

Debutimi i saj i madh erdhi kur ajo zëvendësoi Shelly Hack në serialin Charlie’s Angels.

Pas anulimit të shfaqjes, ajo u shfaq në filma si “The Beastmaster” dhe “Hearts and Armour”.

Ajo gjithashtu luajti heroinën e librave komikë Sheena në një film të vitit 1984.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *