Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri i përgjigjet Nokës: Gënjeshtra e mashtrimit në emër të deputetëve janë fyerje e rëndë


Deputetja e PD-së Pampuri i është përgjigjur kolegut Noka, pas deklaratës së këtij të fundit në selinë blu më herët.

Ky i fundit tha se të gjithë deputetët ishin kundër qëndrimit përçarës të Alibeajt në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar.

Pampuri i ka quajtur gënjeshtra e mashtrime deklaratat e Nokës. Ajo thekson se Noka i ka deformuar me dashje qëndrimet e deputetëve pa pasur asnjë autoritet nga grupi parlamentar.

“Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.” –u shpreh Pampuri.