Vendosni fjalën kyçe....

Byroja e Kuvendit vendos: Kujtim Gjuzi përjashtohet për 10 ditë


Përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi, seancat dhe komisionet parlamentare, deputeti Kujtim Gjuzi. 

Vendimi është marrë sot nga Byroja e Kuvendit.

Byroja e shqyrtoi kërkesën e Kuvenditpër përjashtimin e Gjuzit edhe në mbledhjen e pak ditëve më parë, por duke qenë se deputeti nuk ishte i pranishëm, vendimi u shty për sot.

Vendimi:
Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.

Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *