Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Nëse Alibeaj është peng si Basha të vazhdojë, demokratët janë të lirë e po bashkohen


Deputeti i PD-së Noka ka dhënë një deklaratë për mediat nga selia blu.

Ai theksoi se deputeti Enkelejd Alibeaj po vepron në mënyrë përçarëse dhe jo bashkuese.

Noka theksoi se Alibeaj nuk e ka të drejtën të flasë në emër të PD-së dhe se deputetët demokratë janë të lirë dhe do punojnë për bashkimin ndëtsa Alibeaj nëse është peng si Basha mund të ndjekë rrugën e këtij të fundit.

“Të gjithë janë kundër qëndrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt. U çua e doli jashtë nga mbledhja e grupit parlamentar dhe askush nuk e ndoqi. Çdo deputet e di se partia nuk mund të merret peng. Nëse Alibeaj është peng si Basha le të jetë. Deputetët janë të lirë në shërbim të demokratëve për t’u bashkuar e për të fituar. Të gjithë deputetët janë ftuar e do jenë pjesë e këtij procesi bashkimi. Është proces përbashkues, pengjet bëjnë punën e tyre, demokrtatë janë në punën e tyre. Alibeaj nuk e ka tagrin të flasë në emër të PD-së.” – tha ndër të tjera Noka.