Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin Zhan D’Ark të Tiranës.

 Një 23 vjeçar i identifikuar si Mario Aliko teksa drejtonte makinën e tij ka përplasur një grua e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në ambientet spitalore.

Viktima ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.