Vendosni fjalën kyçe....

ERE miraton rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë, preken mijëra biznese në treg të lirë


Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritje të tarifave të shpërndarjes së energjisë për bizneset e lidhur në tension 35, 20, 10, 0.4 kv.

Në mbledhjen e fundit Bordi vendosi që pas aplikimit të OSSh pjesë e OSHEE group të miratonte tarifën 1.55 lekë/kWh nga 1.5 lekë që është aktualisht. OSSh kishte kërkuar një tarifë 2.62 lekë.

Për tarifën e shpërndarjes në tension 20,10,6 kv Enti miratoi tarifë 3.99 lekë nga 3.9 lekë qe është aktualisht. OSSh kishte kërkuar në fakt një tarifë 4.14 lekë/kWh.

Për tarifën e shpërndarjes në tension 0.4 lekë  tarifa e re u vendos 6.42 lekë nga 4.79 lekë/kWh që është aktualisht. Nga OSSh u kërkua 7.37 leke/kWh.

Tarifa mesatare është lënë bë fuqi ajo aktuale prej 6.69 lekë.

Rritja e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit prekin direkt bizneset në treg të lirë te cilat përveç kostove të energjisë që janë rritur deri në 4 herë do të kenë dhe kosto  të reja shtesë. Tarifat do të jenë në fuqi nga 1 maji 2022 deri në fund të këtij viti.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor