Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina hedh poshtë pretendimet për dorëzimin e Mariupolit


Më herët Rusia pretendoi se më shumë se 1 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në qytetin port të rrethuar juglindor Mariupol.

Por një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se marinsat kanë depërtuar për t’u lidhur me batalionin Azov – një grup me lidhje të forta me të djathtën ekstreme – dhe se Mariupol është ende në këmbë.

Oleksiy Arestovych tha në “Facebook” se sistemi mbrojtës i qytetit është rritur dhe forcuar.

Është shumë e vështirë të verifikosh se çfarë po ndodh në qytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha këtë të mërkurë gjatë një konference se më shumë se 1000 pjesëtarë të shërbimit të Brigadës së 36-të të Marinsave të Ukrainës janë dorëzuar në qytetin port të Mariupolit.

Zëdhënësi i ministrisë, gjeneralmajor Igor Konashenkov tha se 47 nga ushtarët ishin gra. Mjekët rusë ofruan ndihmën e parë për 151 robër të plagosur përpara se t’i transferonin në një spital lokal, shtoi zyrtari.