Vendosni fjalën kyçe....

Koço Kokëdhima kandidon për bashkinë e Tiranës


Koço Kokëdhima, ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ai ka vendosur të sfidojë kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

Unë kam vendosur t’i kërkon mbështetje kongresit të Partisë Zgjidhja në 4 Maj, për të sfiduar Erion Veliajn, në garën për kryesimin e Bashkisë së Tiranës.

Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Së pari për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën e qeverisjes së Bashkisë. Për ta bërë Bashkinë një pushtet të hapur për qytetarët dhe afër qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv.

Së dyti, mendoj se është shumë e rëndësishme, të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse është një person tipik, përfaqësues i sektit të Rilindjes. Është person i kulturës korruptive në qeverisje, manipulon opinionin publik. U ka mbirë njerëzve çdo natë në televizion. Është kasetaxhiu më i madh”-deklaroi Kokëdhima për emisionin Të Paekspozuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *