Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri: Berisha 3 projekti që synon të mbjellë shpresën dhe shqiptarët të mos jenë komb për emigracion


Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Debat” në A2 CNN ka shprehur ambiciet edhe një herë për të qenë kandidati për kryetar qeveria në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Madje, duket se Berisha ka gati edhe projektin të cilin e zbuloi shkurtimisht vetë gjatë intervistës.

Projekti “Berisha 3” do synojë që shqiptarët të mos jenë kombi që lindin fëmijë për emigracion dhe që kërkon të mbjellë shpresën.

Berisha tha se është i vetmi që ka mundur Ramën dhe kjo ka shkaktuar tërmet te socialistët.

“‘Berisha 3’ një projekt që synon që shqiptarët të mos jenë kombi që lindin fëmijë për emigracion. Një projekt që synon të mbjellë shpresën. Ky është një projekt për integrimin e Shqipërisë në BE dhe fuqizimit të rolit në NATO. Berisha është person i vetëm që ka mundur Ramën. Ka një tërmet tek socialistët”-tha Berisha.