Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun


Konfederata e sindikatave po organizon një protestë tek rruga e Rinasit, ku pritet të bllokojnë dhe qarkullimin.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, në këtë 1 maj, kjo sindikatë synon të sensibilizojë me protestën e saj që të  rinjtë të mos largohen nga vendi.

Me pankarta dhe flamuj në duar, për gjatë rrugës ata i bëjnë thirrje të rinjve me mesazhin të mos braktisin atdheun por të kujdesen për të.

Gjithashtu ata me pankartat e tyre i bëjnë thirrje politikbërësve të hartojnë politika për të mbajtur të rinjtë ne vend.

Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj.