Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Doja amnisti të plotë për gratë, por jam në minorancë


Kryeministri Edi Rama tha në një prononcim për mediat pas kryesisë së PS-së, se dëshironte të jepte aministi për gratë e burgosura, përfshirë ato që janë të dënuara për vrasje. Por ai shtoi se për këtë ide është gjendur në minorancë, pasi ka shumë diskutime lidhur në aspektin juridik për gratë që kanë vrarë burrat.

“Sot në mbledhjen e qeverisë pas pak kemi këtë vendim për të marrë. Besoj se përfitueset kryesore do jenë gratë. Do doja më shumë, por për këtë jam në minorancë. Unë do doja një amnisti totale për gratë. Është debat i madh për gratë që kanë vrarë burrat. Ky debat nuk është politik, por juridik. Shumë më i komplikuar sesa thjesht dëshira dhe qëllimi i mirë nga ana ime. Kemi pasur disa debate, dhe nuk është se e ministret se mbështesin. Por gratë që vrasin burrat mendojnë se nuk është një krim që jepet amnistia me një të rënë të lapsit. Thjesht unë nuk i kisha hyrë më thellë në këtë aspekt. Por instinktivisht mendoja se do të ishte më e plotë. Amnistia do të jetë e konsiderueshme për gratë që vuajnë dënime.”, deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *