Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër, merr lekët e pensionistëve


Grabitet me armë zjarri filiali i postës Shqiptare në Gjirokastër. Sipas televizionit “News 24” ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:30, ku nje përson ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare dhe ka tërhequr një sasi të hollash te sporteli ku ndahen pensionet, nën kërcënimin e armës.

Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një i ri nga Vlora, i cili jeton dhe punon si emigrant në Greqi.

Policia ka arritur ta arrestojë të riun në zonën e ish-Poliklinikes dhe e ka shoqëruar në Komisariat.