Vendosni fjalën kyçe....

Furgoni del nga rruga dhe përfundon në kantierin e ndërtimit, dy të plagosur në Tiranë


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se një furgon ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kantierin e ndërtimit ku po punojnë punëtorët për ndërtimin e mbikalimit.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i furgonit si dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. 

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- njofton policia.