Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në kullën ikonike Blackpool në Britaninë e Madhe


Një zjarr ka rënë në Blackpool Tower në Britani. Videot tregojnë flakët në krye të ndërtesës ikonike.

Sipas një raporti të BBC-së, flakët u panë fillimisht nga një pjesë metalike pranë majës së ndërtesës së atraksionit të famshëm.

Brigada e Zjarrfikësve të Lancashire ka vendosur gjashtë makina zjarrfikëse dhe një ekip shpëtimi. Qytetarëve iu kërkua të qëndronin larg zonës dhe u dhanë urdhra që të mos fluturonin dronët pasi një gjë e tillë mund të pengonte operacionet e shuarjes së zjarrit.

“Ne kemi 6 makina zjarrfikëse, ekipin e dronëve dhe ekipin e shpëtimit që aktualisht po ndjekin një zjarr në Blackpool. Ju lutemi qëndroni larg zonës. Ekipi i dronëve është operacional, prandaj ju lutemi mos lejoni fluturimin e dronëve në zonë”, thuhet në deklaratë.

Shumë prej tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa zjarri shpërthen kërcënues. Blackpool Tower u hap për publikun në 1894 dhe është afërsisht 158 ​​metra e gjatë.