Vendosni fjalën kyçe....

Thirrje për ndihmë dhe ushqim në qytetin e karantinuar kinez, nuk i lënë të dalin as për të blerë bukë


Disa banorë të izoluar në qytetin kinez të Xi’an thonë se nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, edhe pse zyrtarët këmbëngulin se ka furnizime adekuate.

Më shumë se 13 milionë njerëz u urdhëruan të qëndronin në shtëpi javën e kaluar pasi autoritetet kërkuan të luftonin një shpërthim të tjetër të Covid-19.

Por BBC shkruan se në krahasim me bllokimet në vende të tjera, vendasit nuk mund të dalin jashtë as për arsye thelbësore si blerja e ushqimit.

Qeveria kineze thotë se po dërgon furnizime me ushqim, por shumë në mediat sociale thonë se ende nuk i kanë marrë ato.

Bllokimi në qytetin verior të Xi’an është në ditën e nëntë. Përhapja e Covid-19 në këtë qyteti është më e keqja që Kina ka parë në muajt e fundit.

Fillimisht, kufizimet kishin lejuar një person për familje të dilte një herë në dy ditë për të blerë ushqime dhe furnizime të tjera bazë.

Por rregullat u shtrënguan të hënën, duke i ndaluar banorët të largoheshin nga banesa për çfarëdolloj arsye, përveçse të testoheshin për Covid-19.

Prej disa ditësh, njerëzit janë ankuar në platformën e mediave sociale Weibo dhe kanë kërkuar ndihmë për marrjen e ushqimit dhe sendeve të tjera thelbësore. Shumë thanë se nuk kishin marrë ende furnizimet e tyre nga qeveria.

“Kam dëgjuar se rrethet e tjera po marrin gradualisht furnizime, por nuk kam marrë asgjë. Kompleksi im na ndalon të dalim jashtë. Kam porositur disa sende ushqimore në internet katër ditë më parë, por nuk ka asnjë shenjë prej tyre. Nuk kam mundur për të marrë ndonjë perime për ditë të tëra.”- thuhet në një koment të postuar të premten.

Një person tjetër tha: “Shpërndarja është kaq e pabarabartë. Distrikti në të cilin banoj nuk ka marrë asgjë. Na thuhet të grupohemi dhe të porosisim së bashku. Çmimi është gjithashtu shumë i lartë.”

Një video e publikuar këtë javë e cila në internet tregon banorët në një kompleks të qytetit të Xi’an duke debatuar ashpër me policinë për mungesën e ushqimit. Një burrë u thotë autoriteteve se familjes së tij i ka mbaruar ushqimi. Një grua po ashtu po ankohej.