Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti luksoz i parkuar poshtë zyrës së tij, Veliaj: Kush punon do goditet, thjesht më dhimbsen, por nuk më ndalojnë


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur përsëri lidhur me akuzat ndaj tij mbi mjetin luksoz “Mercedes Maybach” të parkuar poshtë zyrës së tij.

Në një lidhje skype me “News 24”, Veliaj tha se kush punon goditet por diskursi ndaj tij nuk e ndalon e as nuk i ul zellin.

“Kush punon do goditet, Pres të mbaroj e të gjej Maybach-un tim poshtë zyrën. Jemi bërë pak qesharakë. Kur ka ngel tani që opozita s’bëhet më nga politika por sharlatanë të medias që të faturojnë makina që kush më njeh unë s’jam i tillë, nuk jam rraqexhi dhe as nuk i kam qef, dhe kur shikon si ka degraduar diskursi i atyre që duan të të pengojnë thjesht më dhimbsen, por nuk më ndalojnë, nuk ma ulin zellin.

Të gjithë ata që thanë s’do bëhet Sami Frashëri, po e shohin që po mbaron. Familjet po hyjnë në shtëpitë e tyre. Sot jemi vlerësuar si kryeqyteti europian i Rinisë. Kush punon fiton, por edhe shahet e i dalin lajme të rreme. Ende s’ka lindur ai burrë të më verë gjobë, apo ai gazetar që të thotë shpifa dha ta pranojë. Jo çdo makinë që parkohet në Tiranë është e imja. Shumica e njerëzve të drejtë do fitojë mbi një pakicë të zhurmshme.”- tha Veliaj.