Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë


Të shtëna me armë zjarri në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në dalje të qytetit në një rrugë dytësore.

Dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e po punon për identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë,  një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.”