Vendosni fjalën kyçe....

Probleme në Qafën e Murrizit, bllokohet lëvizja në Rrugën e Arbrit


Lëvizja në Qafën e Murrizit është bllokuar mëngjesin e sotëm e kjo ka çuar në trafik kilometrik në Rrugën e Arbrit.

Shkaqet e bllokimit nuk dihen ende ndërsa qindra mjete kanë mbetur të bllokuara në ngjitje e zbritje nga Qafa e Murrizit.

Nga pamjet e një videoje të hedhur nga JOQ duket se në rrugë ka prani të vajit.

Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka të lënduar ndërsa policia në vendin e ngjarjes po përpiqet të zhbllokojë qarkullimin e mjeteve.