Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK është krijuar për mirëqenien e shqiptarëve, armiku kryesor korrupsioni”


Kreu i PD-së Basha deklaroi sot se SPAK-u është krijuar për mirëqenien e shqiptarëve.

Duke theksuar se armiku kryesor i vendit është korrupsioni, ai tha se lufta ndaj tij është parësore dhe se prokuroria speciale është ngritur pikërisht për këtë gjë.

Kryedemokrati e bëri deklaratë gjatë emisionit Real Story në News24 mbrëmjen e sotme.

“5004 delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së zgjodhën të ardhmen. SPAK-u është krijuar për mirëqenien e shqiptarëve. Sepse armiku kryesore i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Unë s’kam ndryshuar qëndrim po ndoshta po qëndron SPAK dhe ky është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Të gjitha thirrjet e mia kanë qenë që SPAK të veprojë.” – tha Basha.