Vendosni fjalën kyçe....

Kili kthehet majtas, zgjedh presidentin më të ri në histori


Ish-lideri i protestës studentore Gabriel Boriç ka mundur konservatorin Jose Antonio Kast në zgjedhjet presidenciale të Kilit, duke u bërë udhëheqësi më i ri i vendit në kohët moderne.

Kast pranoi humbjen të dielën me Boriç që mbante një epërsi të konsiderueshme, rreth 55% me 45%,  me më shumë se dy të tretat e votave të numëruara. Boriç, 35 vjeç, është zotuar të zgjerojë programet sociale të Kilit, të shtetëzojë sistemin e pensioneve dhe të rrisë të ardhurat e qeverisë përmes taksave mbi kompanitë masive të minierave që operojnë në vend.

Megjithëse gara shënoi një nga zgjedhjet presidenciale më të diskutueshme dhe polarizuese që kur Kili u kthye në demokraci tre dekada më parë, Kast e uroi rivalin e tij vetëm rreth 90 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

 “Nga sot, ai është presidenti i zgjedhur i Kilit dhe meriton gjithë respektin dhe bashkëpunimin tonë konstruktiv”, tha Kast.

Zgjedhjet e balotazhit të së dielës ishin të nevojshme sepse asnjë nga shtatë kandidatët nuk mori më shumë se 30% të votave të hedhura në raundin e parë të muajit të kaluar. Kast, një katolik që bëri fushatë për uljen e taksave dhe një zotim për të ndalur emigracionin, iu afrua fitores në nëntor, duke fituar gati 28% të votave. Boriç, i cili mori 26% në raundin e parë, u rrit nga mbështetja e fortë urbane në Santiago.

Boriç u bë presidenti i parë kilian që fitoi një balotazh pasi dështoi të kryesonte fushën në raundin e parë. Ai mund të jetë ndihmuar nga zbulimet këtë muaj se babai i Kast-it ishte një nazist gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, por Boriç gjithashtu largoi disa votues hebrenj duke kërkuar që hebrenjtë e Kilit të denonconin pushtimin e Izraelit në Bregun Perëndimor.

Presidenti i ri do të marrë drejtimin në një kohë vendimtare, pasi Kili po harton një Kushtetutë të re për të zëvendësuar atë të miratuar nga ish-diktatori Gjenerali Augusto Pinochet në 1973. Boriç ka premtuar të mbrojë të drejtat e abortit dhe martesën e të njëjtit seks dhe të zgjerojë të drejtat të kilianëve indigjenë, duke përfshirë indianët Mapuche.

Boriç do të marrë detyrën në mars, duke pasuar Sebastian Pineran, një biznesmen i kthyer në politikan, i cili u bë konservatori i parë kilian që fitoi zgjedhjet presidenciale që nga përfundimi i sundimit ushtarak në 1990.