Vendosni fjalën kyçe....

“Soros një nga njerëzit më të rrezikshëm, financon grupet ekstremiste në SHBA, në PS e PD ka njerëz të tij”


Organizatori i Partisë Republikane në SHBA Tony Bleta tha mbrëmjen e sotme se miliarderi amerikan Xhorxh Soros ëstë një nga njerëzit më të rrezikshëm në SHBA dhe sponsor kryesor i Partisë Demokratike në SHBA dhe disa grupeve ekstremiste.

Ai përmendi Erion Veliajn si një nga investimet e Soros në PS ndërsa Bashën, Grida Dumën në PD.

“Shumë njerëz në Florida donin të flisnin me Berishën, sepse duan që të riformohet PD me vlera konservatore. Doja të flas për Soros, është ndër njerëzit më të rrezikshëm dhe sponsor kryesor i Partisë Demokratike Amerikane dhe sponsorizues i shumë grupeve ekstreme këtu në SHBA. Soros nisi duke financuar shumë studentë, duke përgatitur ata nëpër shkolla, që filluan të punojnë për të dhe kështu u krijua në Shqipëri gjenerata e parë që u aderua në PS, një nga ata është Erion Veliaj, edhe në PD ka e janë Basha, Grida Duma etj. Berisha ka një energji të jashtëzakonshme dhe e përgëzoj që energjia e tij është për t’u pasur zili, edhe pse ka 30 vjet që merret me politikë. Ne do bashkojmë forcat, do e zhdukim Sorosin dhe Ramën.” – tha Bleta.