Vendosni fjalën kyçe....

2 humbje jete në vend, 263 raste të reja me Covid-19


Dy pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 3134 që prej nisjes së pandemisë.

Personat që kanë humbur jetën janë një 58-vjeçar në Përmeti e një 73-vjeçar nga Fieri.

Nga 1752 testime ditore janë gjetur 263 raste të reja. Në spital po mjekohen 159 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.