Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas 25 prillit kishte projekt për shndërrimin e PD-së në aleate të PS-së, s’mund ta pranoja


Ish-kryeministri ka deklaruar mbrëmjen e sotme gjatë foltores me shqiptarët e Floridas në SHBA se shpallja e tij noj grata ka ardhur pas kundërshtimit të tij ndaj projektit të Fondacionit Soros për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ai theksoi gjithashtu se pas zgedhjeve të 25 prillit, ka pasur një projekt për kthimin e PD-së në aleate të PS-së.

“Fondacioni Soros në Beogfrad riaktivizoi projektet e Millosheviçit duke i shitur si të vetat, për ndarjen e Kosovës. Reagimi im i fuqishëm i imi i zemëroi diplomatët që ishin të përfshirë në këtë proces që nisën procesin e shpalljes time non grata. Ata e morën vendimin 8 vite pasi unë jam larguar nga çdo lloj pushteti. Nuk do gjeni asnjëherë asnjë rast të shpalljes non grata ku nuk ka asnjë akuzë ndaj personit në fjalë apo familjarëve të tij. Tre javë pas humbjes së zgjedhjeve projekti ishte që PD-ja të shndërrohej në aleate të PS-së e këtë unë se pranoja dot sepse kjo binte në kundërshtim flagrant të interesave të shqiptarëve. Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë. Sot ajo është në vendin e dytë në botë për ryshfetin. Sipas raporteve të DASH, konsiderohet qendër operacionale e krimit të organizuar, Rajon, Europë, Amerikën e Veriut, të Jugut, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Nëse ky vend humbet edhe opozitën do të ishte një tragjedi e madhe për të. Për të gjitha këto nga Shqipëria janë larguar 5 vitet e fundit 520 mijë shqiptarë.” – tha ndër të tjera Berisha.