Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir dyshohet se qëlluan me armë gjahu në mesditë një 44-vjeçar në Rrogozhinë


Babë e bir dyshohet se qëlluan me armë gjahu në mesditë një 44-vjeçar në Rrogozhinë. Ata janë vënë nën pranga nga policia.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.”, jep detaje policia.