Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLSH-së takohet me kreun e SPAK-ut: Do firmosim një marrëveshje bashkëpunimi


Paraditen e sotme janë takuar në ambjentet e SPAK-ut, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja si dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Dy drejtuesit e këtyre dy institucioneve të rëndësishme, kanë rënë dakord të firmosin një marrëveshje bashkëpunimi për të bashkërenduar punën e përbashkët kundër korrupsionit.

“Në vijim të frymës bashkëpunuese ndërmjet dy institucioneve, kontributit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për rastet e kallëzimeve penale, nisur nga ndjeshmëria e opinionit publik për nivelin e lartë të korrupsionit në Administratën Publike në Shqipëri, me synim rritjen e bashkëpunimit të institucioneve tona, për fushat me interes të përbashkët, forcimin e rolit dhe rritjen e ndikimit të aktivitetit për secilin prej institucioneve, në parandalimin e korrupsionit dhe abuzimeve nga administrate publike, konsiderohet si tejet i rëndësishëm bashkërendimi i aktiviteteve të institucioneve tona, nëpërmjet një marrëveshjeje bashkëpunimi.”– thuhet në një njoftim për mediat.

Sipas drejtuesve të SPAK-ut dhe KLSH-së, marrëveshja e bashkëpunimit e cila do të konkretizohet me nënshkrimin e saj në vijim, “do të jetë një hap konkret në rritjen e kontributeve institucionale në luftën kundër korrupsionit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *