Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi: Ardi Veliu ka ende shumë për t’i dhënë Shqipërisë


Ministri i Brendshëm Çuçi vlerësoi punën e ish-drejtorit të policisë, Ardi Veliu, duke thënë se ai e çoi policinë në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit.

Ai theksoi se institucioni ka fituar më shumë besueshmëri te qytetarët duke përmendur edhe sukseset në luftën kundër kanabisit, trafiqeve e vrasjeve në vend.

Po kështu ai tha se Veliu ka ende shumë për t’i dhënë vendit.

“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punë e një prej organizatave më të vjetra të shteteve dhe historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t’i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit.” – tha Çuçi.