Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës: 16 mijë vdekje më shumë në pandemi, qeveria i la në mëshirë të fatit qytetarët


Kreu i PD-së Basha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama lidhur me vdekjet gjatë pandemisë.

Në fjalën e tij gjata seancës plenare, ai tha se vendi ka pasur 16 mijë vdekje më shumë gjatë vitit 2020.

Sipas kryedemokratit, përgjegjësia për këtë i shkon kryeministrit Rama e qeverisë që nuk morën masat e duhura për përkrahjen e qytetarëve po i lanë ata në mëshirë të fatit duke paguar vetë shpenzimet e kurimit të Covid-19.

“16 mijë më shumë vdekje gjatë pandemisë, këto janë shifrat zyrtare dhe jo ato rrenacake që ka dhënë qeveria. Ne kemi shtesën më të madhe të vdekjeve në Europë për vitin 2020. Mesatarisht 1 mijë dollarë për ilaçe, tamponë e oksigjen për ata që u mjekuan në kushtet e shtëpisë ndërkohë që skema e ndihmës dështoi duke lënë zbuluar vendin më të varfër në Europë. Ky pushtet që ka përparësi koncesionet, PPP-të, tenderat sekrët e krruptivë, dha ndihmën më të ulët ekonomike në gjithë kontinentin. Na la pas Maqedonia e Veriut e Kosova, vende më të vogla. Shkak për atë që ndodhi gjatë pandemisë janë korrupsioni e papërgjegjshmëria totale e qeverisë.” – tha Basha.