Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i NASA-s beson se “nuk jemi vetëm” në Univers


Administratori i NASA-s Bill Nelson nuk mendon se ne “jemi vetëm” në këtë univers.

Deklarata e tij vjen pasi lexoi raportin e fundit të komunitetit të inteligjencës amerikane mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Kopje e paklasifikuar e raportit u publikua të Premten, e cila konfirmoi se ka pasur më shumë se 140 vëzhgime të fenomeneve të paidentifikuara ajrore, me disa ligjvënës që ngrenë shqetësime se objektet mund të kontrollohen nga alienë që potencialisht paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Nelson, i cili është një ish-astronaut që më parë ka shërbyer dhe si senator në Florida, i tha CNN-it të hënën se ai ka parë versionin e klasifikuar të raportit.

“Po, unë kam parë raportin e klasifikuar. Thotë në thelb atë që kemi menduar. Ne nuk e dimë përgjigjen për atë që panë ata pilotë të Marinës, ata e dinë që ata panë diçka, ata e gjurmuan atë, ata bllokuan radarin e tyre mbi të, ata e ndoqën atë, ajo papritmas do të lëvizte shpejt nga një vend në tjetrin.”-tha ai. “Dhe ajo që na tregon raporti që është publik, është se ka pasur mbi 140 nga këto pamje. Natyrisht, ajo që unë kërkoj nga shkencëtarët tanë të bëjnë, është të shohin nëse ka ndonjë lloj shpjegimi, nga një këndvështrim shkencor, dhe unë jam duke pritur raportin e tyre.”

Nelson shtoi se ai foli vetë me pilotët e Marinës pas një konference mbi çështjen.

“… Kam biseduar me pilotët e Marinës, kur u informuam në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe ndjesia ime është se qartë ka diçka atje. Mund të mos jetë domosdoshmërisht një jashtëtokësor, por nëse është një teknologji që e kanë disa nga kundërshtarët tanë, atëherë duhet të shqetësohemi.”

Nelson shtoi se ai nuk beson se kundërshtarët nga vende të tjera kanë aftësinë për të krijuar këtë teknologji që ata shikojnë, duke vënë në dukje se si qeveria ashtu edhe publiku shpresojnë të marrin informacion shtesë.

“Njerëzit janë të uritur për ta ditur. Dhe sigurisht, që nga ‘Star Trek’, ju e dini që njerëzit dëshirojnë të zbulojnë se çfarë ka atje në kozmos. A jemi vetëm? Personalisht nuk mendoj se jemi. Universi është kaq i madh, sa ka filluar 13 miliard e gjysmë vjet më parë. Kjo është goxha. Por njerëzit janë të uritur për këtë lloj informacioni dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë”- u shpreh administrator i NASA-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *