Vendosni fjalën kyçe....

Budina i shkon në zyrë Metës: Mos e dekreto Ramën si kryeministër


Regjisori Edmond Budina i ka kërkuar presidentit Ilir Meta të mos dekretojë kryeministrin Edi Rama për shkak të shembjes së teatrit.

Budina tha se është e pamoralshme që një parlament shkarkon Presidentin dhe tani kërkon të betohet po te presidenti.

 “Ne për të disatën herë jemi përballë jush. Kemi shkuar në SPAK dhe sot jemi të presidenti. Mund të krijohet përshtypja se e kemi ekzagjeruar, por ne jemi opozita e vërtetë në vend.

I bëj thirrje institucioneve duke nisur nga partitë opozitare. Nuk mjafton të denoncosh fakte, por duhet të bësh aksione konkrete. Kjo është ajo që po bëjmë ne sot.

Ne jemi të vendosur që këtë luftë të qytetarisë shqiptare ta çojmë deri në fund. Ne besojmë se presidenti do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi”, tha regjisori Budina.

 “Edi Rama në mënyrë konsekuente ka kryer vepra penale nga më të ndryshmet për të cilat keni depozituar kallëzimin penal, siç është dhe SPAK.

Ju jeni në dijeni edhe të faktit se dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u shpallën antikushtetues VKM dhe ligji special në lidhje me Teatrin, ku Rama, në funksionin e kryeministrit ka shkelur Kushtetutën.

Me urdhër të tij nuk është ekzekutuar vendimi i gjykatës dhe është miratuar një VKM antikushtetues. Kemi kërkuar për dy ministra mosderektim, për Elva Margaritin, ministre e Kulturës.”, tha juristja Adriana Kalaja.

Meta ka dekretuar mbledhjen e parlamentit ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste ka dërguar te presidenti kërkesën për dekretimin e qeverisë së re.