Vendosni fjalën kyçe....

Nis nesër Parlamenti, Luljeta Bozo e PS-së mban fjalën hapëse


Zhvillohet nesër seanca e parë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Seanca pritet të nisë në orën 10 të mëngjesit e do transmetohet në kanalin e RTSH-së si dhe na faqen e Kuvendit në Facebook.

Siç është tradita fjalën e parë e mban depuuteti më i vjetër në moshë e kësaj radhe, fjalën e parë do e mbajë Luljeta Bozo e PS-së.

Po kështu për shkak të masave Covid, Kuvendi njofton se gazetarët nuk do lejohen në sallë po vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare.

Njoftimi

“Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se mbledhja e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e premte, datë 10.09.2021, ora 10:00. Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ëeb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Me rastin e fillimit të Legjislaturës së X të Kuvendit dhe sesionit të parë të kësaj Legjislature, uroj të kemi një bashkëpunim të suksesshëm. Zyra e Shtypit dhe shërbimet e Kuvendit do të ofrojnë të gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për të rritur transparencën e bashkëpunimit me median, në mënyrë që publikut e qytetarëve t’u ofrojmë informacion të plotë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!