Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë edhe dy avionë të tjerë me afganë në Tiranë


Pas 275 afganëve të mbërritur këto dy ditë, edhe dy avionë të tjerë kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihet numri i konfirmuar zyrtarisht i afganëve brenda këtyre avionëve, por të dhënat paraprake janë se bëhet fjalë për 182 të tjerë.

121 afganët e parë të mbërritur në Tiranë ishin punonjës të Fondacionit të George Sorosit. Ata u strehuan në hotelet në bregdetin e Durrësit. Të tjerët, gazetarë e studentë, të mbërritur me fluturimet e tjera, janë strehuar në Qytetin Studenti.

Për t’i pritur afganët janë angazhuar strukturat shtetërore por edhe personalisht kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Europës Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim.