Vendosni fjalën kyçe....

Rama nis spektalin, shfaqet si ‘magjistar’ mes afganëve, i pyet, u buzëqesh e në fund u dhuron lodra fëmijëve


Pas ceremonisë ekskluzive të pritjes së 121 afganëve të parë në një ceremoni që u shfaq drejpërdrejt në ERTV në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasditja e ka gjetur kryeministrin Rama, dora vetë, mes tyre në hotelet ku ata po strehohen në zonën e Durrësit.

Teksa parakalon mes pishave, në rrugicën e resortit anash të cilit ndodhen një pjesë e shtetasve afganë, ai bisedon me disa prej tyre, u buzëqesh, i pyet për hallet dhe bën batuta me ta.

Ndërsa personat që e shoqërojnë kreun e qeverisë mbajnë disa qese me dhurata në duar, Rama shfaqet si magjistar mes fëmijëve duke nxjerrë nga qeset me duart e tij lodrat e duke ua dhënë të miturve.

Në fund teksa përshëndetet me ta, Rama përsërit se para 30 vitesh, shqiptarët ishin në të njëjta pozita si afganët po jo kushdo e kujton këtë gjë.