Vendosni fjalën kyçe....

Uragani “Ida” në SHBA, një nga stuhitë më të forta që godet Luizianën që nga viti 1850  


Uragani “Ida” po grumbullon forcë ndërsa rrotullohet mbi ujërat e nxehta të Gjirit të Meksikës dhe parashikohet të bëhet ajo që guvernatori i Luizianës Jon Bel Edwards e quajti një nga stuhitë më të fuqishme që goditi shtetin në 170 vjet.

Ekspertët e Shërbimit Kombëtar Amerikan të Motit janë “jashtëzakonisht të sigurt” në parashikimet e tyre aktuale për “Idën”, tha Edwards në një konferencë shtypi të shtunën, duke përfshirë parashikimet që uragani do të godasë bregdetin e Luizianës të dielën dhe do të intensifikohet të paktën në forcën e Kategorisë 4 me erërat 140 kilometra në orë.

“Ju me të vërtetë nuk i dëgjoni ata të flasin shumë shpesh për këtë,” tha guvernatori, raporton “RT”.  “Kështu që ne mund ta përmbledhim duke thënë se ky do të jetë një nga uraganët më të fortë që do të godasë kudo në Luizianë që prej vitit 1850.” Ai shtoi se stuhia do të prekë gati 300 kilometra.

Stuhia po godet Luizianën në 16 vjetorin e uraganit “Katrina”, i cili shkatërroi New Orleans dhe vrau më shumë se 1,800 njerëz.

Kryebashkiaku i New Orleans LaToya Cantrell tha se është tepër vonë për të urdhëruar evakuime të detyrueshme sepse nuk ka kohë të mjaftueshme.

“Ne duhet ta marrim këtë stuhi shumë seriozisht,” shtoi Cantrell. “Tani nuk është koha për shaka, për të luajtur. Duhet ta marrim seriozisht. Ne duhet të kontaktojmë me fqinjët tanë, anëtarët e familjeve dhe miqtë tanë”.