Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve, mposht Bayern me përmbysje


Real Madrid është finalisti i Ligës së Kampionëve.

Galaktikët fituan me përmbysje gjysmëfinalen e dytë përballë Bayern Munich.

Ndërsa pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, bavarezët kaluan të parët në avantazh me Alphonso Davies në minutën e 68’.

Madrilenët do barazonin rezultatin vetëm në minutën e 88’ me Joselu i cili do shënonte edhe 3 minuta më vonë për përmbysjen e madhe që do i jepte Realit fitoren dhe kualifikimin për në finale.

Në finale, galaktikët do gjejnë Borussia Dortmund një tjetër gjermane në dukje në letër një kundërshtar shumë i lehtë se Real Madrid.

Finalja do luhen në mitikun e Uemblit në Angli.