Vendosni fjalën kyçe....

Qeni nuk është roje


Nga “Animal Rescue Albania”

Pamjet flasin vetë!

Një qen i mbajtur për roje, i lidhur që struket në atë hije!

Ashtu ka kaluar gjithë verën i gjori, madje në sfond ka edhe një banderolë, kujdes qeni…

Në çdo vend tjetër do të ishte konsideruar keqtrajtim, në vendin tonë një qen që bën detyrën se fundja nuk mund të hajë bukën kot!

Në vendin tonë nuk ka procedura sekuestrimi e as struktura ku të shkojë qeni nëse merret. Në vendin tonë të mbrosh këto qenie ende konsiderohet luks.

Ndaj ne shpresojme dhe duam të sensibilizojmë ndërgjegjen qytetare, ky qen është i keqtrajtuar.

Qeni nuk është roje, ka sisteme alarmi për këtë.

Qeni ka nevojë për përkujdesje, nëse nuk ia jepni dot, nuk keni të drejtën ta privoni nga liria e tij, ta përdorni, ta dënoni.

Lerini qentë atje ku janë, nëse nuk i jepni jetën që meritojnë.

Na i kurseni mallkimet në komente, se janë pjesë e një gjuhe dhe imagjinate kolektive po aq të prapambetur dhe barbare sa sjellja ndaj kafshëve. Është aktivizimi juaj që nevojitet, jo fjalë të egra që ju kënaqin shpirtin dhe ju nxjerrin dufin por s’kanë asnjë vlerë pozitive.