Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi publikon shembuj të tjerë nga bota ku transporti publik është falas


Belind Këlliçi ka sjellë për publikun të tjerë shembuj nga bota se ku praktikohet transporti publik falas.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” shkruan se Talini është kryeqyteti i parë që e vendosi transportin falas ndërsa në Kuala Lumpur të Malajzisë është pjesërisht falas. Gjithashtu falas është në Kansas City në SHBA dhe pjesërisht në Melbourne të Australisë.

Të tjerë shembuj për Këlliçin janë edhe Palma de Mallorca në Spanjë dhe Monpellier në Francë që do e praktikojë që nga 23 dhjetori i 2023.

Këlliçi sjell edhe praktikën e qytetit në Templin të Gjermanisë apo edhe metropolit të Chengdou në Kinë.

Sipas kandidatit të “BF” transporti falas do ishte zgjedhje për Tiranën do ulte kostot për qytetarët dhe do zhbllokonte trafikun.

Postimi i plotë:

Transporti publik falas do të ishte një zgjidhje për Tiranën. Imagjinoni të mos ketë më pagesa për bileta, radha për abone, shpenzime për karburantin apo parkimin, rrugë të zhbllokuara nga trafiku dhe më pak ndotje prej tymit e zhurmave të makinave.

E kuptojmë që mund të jeni skeptik?

Por e vërteta është se ka shumë shembuj të suksesshëm të qyteteve që përdorin paratë e taksapaguesve për të ofruar transportin publik falas, plotësisht ose pjesërisht.

Kryeqyteti i parë që ka vendosur transportin plotësisht falas është Talini në Estoni, ndërsa Kuala Lampuri në Malajzi e ka falas pjesërisht.

Ka raste si Kansas City në Amerikë ku i gjithë sistemi është falas për të gjithë, dhe ka raste kur është pjesërisht, si Melbourne në Australi.

Qytetet që ofrojnë transport tërësish falas mund jenë të vogla si Templin në Gjermani me 16 mijë banorë ose të mëdha, si Chengdu në Kinë me 16 milionë banorë.

Ndërsa Luksemburgu dhe Malta e çuan nismën e transportit tërësisht falas në një nivel tjetër, duke e aplikuar për të gjithë territorin shtetëror.

Gjithmonë e më shumë qytete po e aplikojnë këtë politikë të suksesshme të transporti publik falas. 

Duke filluar nga 1 janari i këtij viti transporti publik u bë i gjithi falas  për qytetarët e Palma de Mallorca në Spanjë ndërsa për qytetarët Montpellier në Francë një vendim I ngjashëm do të hyjë në fuqi nga 21 dhjetori 2023.

Me votën e 14 majit, edhe Tirana mund t’I bashkohet kësaj liste të gjatë transporti urban falas.

Ky vendim është në duart tuaja.